Qeveria e Britanisë paraqiti disa detaje se si mund të trajtohen doganat pas Brexit-it. Përmes këtij plani, Mbretërisë së Bashkuar i jepet liri të vendosë tarifat e veta, mbi mallrat e importit. Ndërkaq, Kryeministrja Britanike, Theresa May, ndodhet në Berlin për të takuar Kancelaren Gjermane, Angela Merkel. Në fokus janë diskutimet lidhur me progresin në negociatat për Brexit-in.