Showbiz

Britney Spears vjen me një look të ri

Këngëtarja e famshme Britney Spears ka ndjerë nevojën të ndryshojë pamjen e saj duke hequr krejtësisht flokët bjondë që e karakterizojnë.

Tashmë ajo është bërë brune dhe nuk ka ngurruar ta shfaqë pamjen e saj të re edhe në rrjetet sociale. Edhe pse nuk duket shumë qartë, ylli i hitit “Toxic” zbuloi look-un e saj të ri.

Megjithatë duket se ky ndryshim nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat e këngëtares të cilët janë shprehur se ky ndryshim nuk i shkon edhe aq shumë.