Së fundmi këngëtarja e njohur Britney Spears ka treguar se nëna e saj Lynne Spears ndihet shumë e shqetësuar për sjelljen e saj të fundit. këtë e bëri edhe vetë Britney të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Intagram nga ku kishte shkruar se:
Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur, e buzëqeshur.
Postimi i saj i fundit u bë vetëm pak minuta pasi ajo postoi një foto në lidhje me festën e Halloween-it. Tashmë këngëtarja e ka fshirë postimin e saj për arsye të panjohura por që e rëndësishme ishte ajo që ishte shkruar:
Momenti kur unë buzëqesh dhe e kuptoj se nuk kam bërë për një kohë shumë të gjatë! Mamaja ime shqetësohet shumë dhe thotë se “Po sillesh çuditshëm … çfarë nuk shkon me ty?” Unë i them “Përshëndetje, emri im është Britney Spears, këanqësi që më në fund u njohëm! Para se të shkoj më tej, më falni paraprakisht…. Kanë kaluar 13 vjet dhe unë nuk jam më aq mirë sa kam qenë në fillim! Ishte një biznes familjar më parë … por nuk është më kështu! Unë kam lindur sot sepse më vjen të BUZËQESH… ndaj faleminderit që u largove nga jeta ime dhe më në fund më lejove të jetoj timen! Psssss a e di sa keq tingëlloj ??? Po… unë 100 miliard për qind po!
Këngëtarja e hitit ‘Toxic’ mesa duket është duke ndërmarrë hapat e saj të fundit drejt pavarësisë së saj të plotë si një shans për të rifilluar marrëdhënien e saj me familjen dhe normalisht në kushte më të barabarta. Postimi i këngëtares la të paqartë pjesën nëse ishte Lynne dhe anëtarët e tjerë të familjes që ajo po largonte nga jeta e saj, apo nëse do të thoshte që biznesi familjar tashmë ishte jashtë jetës së saj.
Britney e dinte gjithashtu se disa nga fansat dhe kritikët e saj do ta gjenin përgjigjen e saj ndaj nënës së saj ‘të keqe’, gjë që ajo e pranoi dhe nuk dukej se i interesonte fare. Nëna e Britney nuk ishte i vetmi person i shqetësuar për sjelljen e saj, pasi shumë nga fansat e saj kanë shprehur shqetësime për disa nga postimet e saj të çuditshme ose të rrezikshme në mediat sociale javët e fundit.
