Sot diskutohet në Bruksel liberalizimi i vizave për Kosovën. Komiteti i posaçëm i Parlamentit Evropian pritet të dalë me një vendim për heqjen e vizave. Ministrja e Integrimeve Evropiane në Prishtinë Dhurata Hoxha tha se shpreson që sot në Bruksel të mos ketë befasi, por me shumicë të votave të miratohet heqja e vizave për shtetasit kosovarë.