Fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka zbuluar një moment të veçantë nga marrëdhënia e saj me DJ Gimbon, gjatë një interviste së fundmi, ku të dy ishin të ftuar.
Gjatë bisedës, Selin tregoi se partneri i saj e kishte surprizuar me një dhuratë luksoze, një makinë të markës Audi, një gjest që, sipas saj, e la pa fjalë.
Ajo rrëfeu se surpriza ndodhi vetëm pak ditë më parë, teksa të dy po kalonin një fundjavë së bashku me familjarët në një vilë.
Para disa ditësh ishim mbledhur familjarisht në një vilë për të kaluar fundjavën dhe Gimbo vendosi të më bënte një surprizë. Më dhuroi një makinë dhe ma solli aty, pa më treguar asgjë më parë
-u shpreh Selin.
Fituesja e BBVA 5 tregoi se makina ishte pikërisht modeli që kishte dëshiruar, duke mos e fshehur emocionin për gjestin romantik të partnerit të saj.
Historia e dashurisë mes Selin Bollatit dhe DJ Gimbos lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku krijuan një lidhje që tërhoqi vëmendjen e publikut.
Edhe pas përfundimit të formatit, çifti ka vazhduar romancën, duke u shfaqur shpesh së bashku dhe duke ndarë momente nga përditshmëria e tyre me ndjekësit.
Dhurata e fundit duket se është një tjetër dëshmi se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më e fortë edhe jashtë shtëpisë më të famshme në vend.