Aktualitet

Flakët mbërrijnë pranë banesave në Elbasan, zjarrfikësit drejt neutralizimit të situatës

Zjarr në një sipërfaqe me shkurre në unazën jugore të Elbasanit.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bën të mundur fikjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij në banesat pranë. Zjarri i qëllimshëm, policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Në temperaturat ekstreme të këtyre ditëve, zjarrfikësit vijojnë apelet e tyre për kujdes.