Aktualitet

Bruksel, takohen Bushati dhe Kotzias

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Ditmir Bushati, u takua në Bruksel me homologun grek, Nikos Kotzias. Takimi është zhvilluar në selinë e NATO-s. Lajmi u bë i ditur në faqen e twitterit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila publikoi dy foto nga takimi. Kohët e fundit dy kryediplomatët kanë zhvilluar takime të shpeshta, për çështjet pezull, ku ende e pazgjidhur mbetet pakti detar.