Showbiz

Bruno Mars dhe Cardi B vijnë sërish me një bashkëpunim muzikor

Vitin e kaluar bashkëpunimi i tyre muzikor “Finesse” u shndërrua në një hit të jashtëzakonshëm duke kryesuar klasifikimet në vende të ndryshme të botës.

Bruno Mars dhe Cardi B kanë zbuluar se prej pak javësh kanë qenë duke punuar për një tjetër bashkëpunim por e kanë mbajtur sekret deri para pak orësh.

Prurja më e re e dyshes quhet “Please Me”. Momentalisht kjo këngë nuk është e shoqëruar me një videoklip dhe ende nuk dihet nëse artistët do të realizojnë një të tillë.