Këngëtarja e hitit “Havana” të dielën festoi 22-vjetorin e lindjes në një festë private me miqtë e ngushtë, familjen dhe të dashurin e saj Metthew Hussey.
Për të gjithë fansat e saj ajo shpërndau një letër ku kishte shkruar 22 gjërat që kishte mësuar në moshën 21-vjeçare, në formë këshillash për të gjithë fansat e saj.
Kjo ishte një mënyrë e veçantë e Camilas për t’i thënë faleminderit të gjithë fansave që e kanë mbështetur përgjatë gjithë karrierës dhe arritjeve të saj.
Në letrën e publikuar në platformat e saj sociale shkruhej se është shumë e rëndësishme të marrësh familjarët e tu në telefon, të pyesësh gjyshërit për jetët e tyre, të biesh në dashuri, të gjesh kohë të lexosh apo të kuptosh se asgjë nuk është aq e mirë apo aq e keqe.