Camila Cabello dhe miliarderi Henry Junior Chalhoub janë parë së bashku në një arratisje romantike në Romë, pas paraqitjes së tyre në Javën e Modës në Paris.
Çifti, i cili është lidhur që nga gushti i vitit 2024, ka qenë në fokus të mediave për disa herë, duke u shfaqur së bashku në evente dhe pushime luksoze.
Chalhoub, trashëgimtar i grupit Chalhoub, është një emër i njohur në industrinë e modës luksoze në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, as Camila dhe as Henry nuk kanë dhënë ende komente publike për romancën e tyre, megjithëse lidhja duket gjithnjë e më serioze.