Celebrities Gossip Showbiz

Cara Delevingne habit publikun me deklaratën e papritur në mes të koncertit!

Modelja britanike Cara Delevingne ka shkaktuar reagime të shumta pasi bëri një deklaratë të drejtpërdrejtë për seksualitetin e saj gjatë koncertit të këngëtares Rosalía në “The O2 Arena”.

Delevingne u ngjit në skenë si pjesë e segmentit “confessional”, ku të ftuarit ndajnë rrëfime personale para publikut. Përballë mijëra fansave, ajo tha pa hezitim:

Nëse ende nuk e keni kuptuar, unë jam lezbike.

Deklarata u prit me brohoritje nga publiku, por momenti u bë edhe më viral pasi modelja bëri një koment provokues për marrëdhëniet.

Mendoj se shumë burra nuk dinin t’i kënaqnin të dashurat e tyre, kështu që e bëja unë

-u shpreh ajo, duke shkaktuar reagime të forta në sallë dhe më pas në rrjetet sociale.

Modelja foli edhe për mënyrën si e sheh seksualitetin, duke thënë se beson që askush nuk është “100 për qind heteroseksual”.

Ajo shtoi se dikur kishte një dobësi për gratë heteroseksuale, duke lënë të kuptohet se shumë prej tyre, sipas saj, nuk ishin plotësisht të tilla.

Në rrëfimin e saj, Delevingne tregoi edhe për jetën private, duke zbuluar se prej katër vitesh është në një lidhje serioze me këngëtaren Minke. Sipas saj, partnerja e ka ndihmuar të qëndrojë e kthjellët dhe më e qetë emocionalisht.

Ajo pranoi gjithashtu se në të kaluarën kishte nevojë të kontrollonte gjithçka në marrëdhënie, por tani ndihet më e hapur për të marrë dashuri dhe për t’u treguar vulnerabël.

Pas deklaratave të saj në koncert, rrjetet sociale shpërthyen me komente të ndara, ku disa e përgëzuan për sinqeritetin dhe guximin, ndërsa të tjerë kritikuan mënyrën provokuese të të shprehurit.