Showbiz

Shok në Javën e Modës! Cara Delevingne “poshtërohet” në sfilatë? Çfarë ndodhi?

Modelja e famshme britanike Cara Delevingne ka përjetuar një situatë të sikletshme në Javën e Modës në Paris, gjatë sfilatës së markës Stella McCartney.

Pavarësisht statusit të saj si një nga figurat më të njohura të modës, Cara u përball me një pengesë të papritur: stafi i sigurisë nuk e njohu dhe e detyroi të priste në radhë si të gjithë të ftuarit e tjerë.

Në hyrje, pjesëmarrësit kontrolloheshin përmes kodeve QR. Delevingne tentoi të kalonte përpara, por u ndalua nga rojet dhe nga një punonjëse që nuk e identifikoi menjëherë.

E irrituar, modelja u dëgjua duke thënë:

Do të hyj brenda, kjo po bëhet çmenduri.

Ajo u detyrua të tregonte kodin e hyrjes, gjë që e bëri situatën edhe më të pakëndshme. Vetëm pasi punonjësja e njohu, Cara u lejua të hynte. Një arsye që e vështirësoi njohjen e saj ishin syzet e mëdha të diellit që mbante, duke i mbuluar fytyrën.

Pamjet e incidentit u përhapën shpejt në rrjetet sociale, duke u bërë temë diskutimi mes fansave dhe mediave të huaja.