Celebrities Magazine Showbiz

Celine Dion kujton 30-vjetorin e martesës me dashurinë e saj, të ndjerin René Angelil! “Ti ende na i mbush…”

Ikona e muzikës, Celine Dion, ka ndarë një moment emocional me ndjekësit e saj në Instagram, duke postuar një foto nga dasma e saj me bashkëshortin e ndjerë, René Angelil.

Sot, ajo dhe René do të kishin festuar 30 vjetorin e martesës së tyre, dhe këngëtarja ka shprehur ndjenjat e saj të thella për të, duke kujtuar dashurinë e tyre të paharruar.

Celine e shoqëroi postimin me fjalë prekëse:

Ti ende na i mbush zemrat çdo ditë. Ti je gjithçka për ne. Na mungon shumë. Gëzuar 30 vjetorin i dashur.


René Angelil, menaxheri dhe partneri i Celine Dion për shumë vite, ndërroi jetë në vitin 2016 pas një beteje të gjatë me kancerin.

Dashuria e tyre e madhe ka lënë një ndikim të thellë në jetën e këngëtares dhe në zemrat e adhuruesve të saj.