Showbiz

Çfarë do të thotë origjina Kosovare për Rita Orën?! Këngëtarja rrëfehet në intervistën e fundit

Ditën e sotme këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka publikuar albumin e shumëpritur “Phoenix” për të cilin ka punuar jo pak por plot 6 vite.

Për të zbuluar më shumë rreth këtij albumi por edhe për jetën e saj, Rita ka dhënë një intervistë mjaft të sinqertë për revistën “Stylist”.

27-vjeçarja ka folur rreth uljeve dhe ngritjeve të saj në karrierë vitet e fundit, vështirësitë për të qenë vetëvetja dhe për të zbuluar hapur seksualitetin e saj.

Ashtu si një pjesë e madhe të intervistave të saj, Rita është pyetur edhe për origjinën e saj kosovare dhe çfarë do të thotë kjo për të.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar se çfarë do të thotë origjina ime për mua. Herët këtë vit performova në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë dhe ishte një eksperiencë e pabesueshme jo vetëm për mua por edhe për familjen time” ,-tha ajo e emocionuar.

E pyetur nëse flasin shqip në familjen e tyre Rita shtoi: “Po, është shumë e rëndësishme për ne që ta ruajmë atë”.