I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” ka qenë gjinekologu Ardi Prushi. Doktori ka shpjeguar me detaje gjithçka rreth FemiLift-it, trendit më të ri për rigjenerimin e organit femëror.
FemiLift-i është një pajisje që konsiston në implementimin e lazerit të dioksidit të karbonit. Është një pajisje e prodhur rreth vitit 2017-2018, është një procedurë shumë e re, e cila në fakt ka shumë studime dhe ka një grup shumë të gjerë rreth 300 mijë femra që e kanë kryer këtë procedurë në Europë dhe në botë. Të dhënat janë shumë të mira. FemiLift-i si një procedurë e lazerit CO2 përfshin në fakt edhe aspektin po themi të estetikës apo të qejfit mjekësor dhe jo vetëm problemit mjekësor. Duke trajtuar disa probleme funksionale dhe gjithashtu edhe në aspektin ndjesor, të kënaqësisë seksuale dhe të rritjes së kënaqësisë seksuale tek femrat.