Ju nuk po lani fytyrën dhe jastëkun sa duhet
Gjatë ditës, papastërtitë, yndyra dhe make-up grumbullohen në lëkurë. Nëse nuk lani fytyrën para se të flini, të gjitha ato papastërti kalojnë në jastëkun tuaj, i cili do ta kalojë përsëri në fytyrën tuaj. Dermatologu i certifikuar, Joshua Zeichner, thotë se ekspozimi afatgjatë i lëkurës suaj ndaj këtij lloji të papastërtisë, së bashku me fërkimin e fytyrës me jastëkun, mund të nxisin inflamacion dhe shpërthime të akneve. Por kjo nuk është e gjitha! Një fytyrë me yndyrë mund të jetë një terren i lehtë për bakteret që mund të infektojnë lëkurën nëse ka zona të hapura – një nga shkaqet e shumta të akneve.
Lani jastëkët çdo disa natë. Dhe nëse nuk e keni bërë ende, përdorni një jastëk saten ose mëndafshi për të zvogëluar fërkimet (flokët tuaj do t’ju falënderojnë gjithashtu).
Mungesa e gjumit
Dr. Zeichner shpjegon:
Gjumi është një kohë pushimi dhe riparimi ku nivelet e kortizolit ulen. Gjumi i pamjaftueshëm do të thotë që trupi ynë është i ekspozuar ndaj niveleve të vazhdueshme të larta të kortizolit, i cili mund të shkaktojë shpërthime. Ngjashëm me atë që ndodh gjatë momenteve stresuese, hormonet që çlirojnë kortizol mund të lidhen në gjëndrat tuaja yndyrore, të cilat i shtojnë ato dhe shkaktojnë puçrra.
Jeta stresuese po ju shkakton poret e bllokuara
Stresi shkakton akne dhe aknet ju sjellin më shumë stres. Kur jeni nën presion, lëkura juaj prodhon hormone të stresit, duke përfshirë kortizol, që mund të stimulojë gjëndrat tuaja të yndyrës shpjegon Dr. Downie. Kjo më pas rrit prodhimin tuaj të yndyrës, bllokon poret dhe mund të çojë në akne.
Ushtrohuni rregullisht, meditoni dhe merrni kohë jashtë orarit tuaj të punës për t’u përqëndruar te vetja juaj. Të gjitha këto gjëra do t’ju ndihmojnë të çlironi stresin, në mënyrë që trupi juaj të mos vazhdojë të lëshojë hormone që përpiqen të dëmtojnë lëkurën tuaj.