Lifestyle

Çfarë thotë shkenca për rolin e motrave në jetën tonë!

Autori i hulumtimit mbi vëllezërit dhe motrat, prof.Alex Jensen, nga ‘School of Family Life’, thotë se konfliktet e vogla ndërmjet vëllezërve dhe motrave mund të ndikojnë edhe pozitivisht në zhvillim. Studimi tregon që motrat ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor dhe në vetëbesim. Vëllezërit dhe motrat të mbrojnë nga ndjenja e vetmisë, padashuria, faji dhe frika. Po i njëjti studim ka zbuluar që motrat mund të ndihmojnë që të bëhemi persona më të mirë, sepse promovojnë sjellje pozitive siç janë mëshira dhe altruizmi kur na tregojnë dashurinë dhe besnikërinë e tyre.

Kjo vlen madje edhe kur ekzistojnë konflikte të vogla ndërmjet motrave dhe vëllezërve. Është dëshmuar që djemtë të cilët rriten me motra më mirë komunikojnë me femrat se ata të cilët rriten me vëllezër apo si të vetëm. Mirëpo, disa shkencëtarë theksojnë që vëllai dhe motra i gjinisë së kundërt janë persona kyç në moshën e adoleshencës.

Vëllezërit dhe motrat shpesh bëhen më të afërt në atë moshë, sepse njëri-tjetrit u bëhen burim informacionesh për gjininë tjetër.

Një studim britanik tregon që ata të cilët janë rritur së paku me një motër janë më të pavarur dhe më të vendosur se ata të cilët janë rritur të vetëm apo me vëllezër. Bashkautori i studimit, prof. Tony Cassidy, ka sqaruar që fjala është për dëshirën e brendshme që të bëhemi më të mirë, e cila më së shumti është treguar në familjet anëtarët e të cilave kanë qenë më shumë femra. Po ky studim thotë që motrat ndihmojnë të vendoset qetësia e brendshme.

Kështu që ata të cilët janë rritur së paku me një motër kanë qenë më të gatshëm të përballen me sfida të ndryshme, por edhe më mirë janë përballur edhe me stresin dhe që në fund janë zhvilluar në njerëz më të lumtur dhe më optimistë. Arsyeja përse këtë e mësojnë nga motrat, jo nga vëllezërit, qëndron në faktin që femrat më mirë i përdorin shkathtësitë komunikuese dhe më mirë dinë ta shndërrojnë situatën negative në situatë pozitive.