Këngëtarja e mirënjohur me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, në një intervistë të bërë së fundmi ka rrëfyer më shumë për periudhën e saj të adoleshencës. Bebe tregoi se që në moshën 16-vjeçare ka pasur si qëllim që të arrijë majat në karrierë dhe të ishte shumë e suksesshme.
Megjithatë, këngëtarja me origjinë shqiptare ka një peng nga adoleshenca dhe do i jepte vetes së saj një këshillë. Teksa tha se e ka sforcuar shumë veten, Bebe theksoi se do i thoshte vetes të merrte frymë thellë e të jetonte momentin.
Do i thoja vetes të merrte frymë thellë, të jetonte momentin dhe të mos e merrte çdo gjë pranë zemrës. E kam sforcuar shumë veten. Dhe akoma kështu bëj. Por do të doja të ishte më pak një gjë e tillë dhe thjesht të shijoja momentin. Kam kërkuar shumë prej vetes. Edhe kur isha 16 vjeç, isha e etur, gjithmonë thoja: ‘Çfarë kam për të bërë tjetër? Pse po e bëj këtë? Pse nuk e bëj dot këtë?’ Do të doja ta kisha shijuar më shumë rrugëtimin. Do i thoja vetes të merrja frymë thellë dhe të ngadalsoja.

Rikujtojmë se, këngëtarja e famshme ka folur gjithmonë për traditat shqiptare në mediat e huaja dhe në rrjetet e saj sociale, duke treguar me krenari origjinën e saj. Së fundmi, artistja ka shpërndarë një postim në rrjetin social “Instagram”, ku thuhet është rritur nga një familje shqiptare, prandaj ia del që të arrijë çdo gjë me sukses.