Ky muaj duket se ka sjellë disa shenja në kufijtë e teprimit, sipas yjeve. Nëse ndihesh i lodhur nga veten apo nga të tjerët, ndoshta ndikimi i yjeve ka gisht. Ja cilat shenja po e ekzagjerojnë më shumë këtë muaj:
Dashi
Ke lindur për të udhëhequr, por këtë muaj po e kalon cakun. Të gjithë ndihen sikur janë në një trajnim ushtarak nën urdhrat e tu. Lejo pak më shumë liri!
Gaforrja
Emocionet e tua të forta këtë muaj e kanë kthyer çdo situatë në dramë. Jo gjithmonë njerëzit të kanë kundër – përpiqu të qetësohesh!
Luani
Të gjithë e dimë që të pëlqen të jesh në qendër, por këtë muaj po sillesh sikur çdo ditë është premierë dhe ti je ylli i skenës. Lëri reflektorët të ndriçojnë edhe të tjerët!
Virgjëresha
Tendenca jote për t’u marrë me çdo detaj ka arritur kulmin. Po i streson edhe ata që s’kanë lidhje fare. Më shumë relaks do të bënte mirë!
Akrepi
Këtë muaj je mbuluar me aq mister saqë askush nuk po arrin të kuptojë çfarë mendon apo ndjen. Është koha të jesh pak më i hapur!
Yjet të kujtojnë: të gjitha me masë janë më të bukura!