Nga paralajmërimi në realitet. Pronari i Twitter-it, Elon Musk, prezantoi logon e re të platformës sociale, që do ta ketë një shkronjë të bardhë X me sfond të zi. Ky simbol do ta zëvendësojë zogun bojëqiell që jemi mësuar të shohim deri tani.
Të pyetur në sondazhin e TAR, të gjithë kanë patur mundësinë të zgjedhin mes logos së vjetër apo asaj të re dhe rezultatet kanë qenë kështu:
Twitter e ka ndryshuar mënyrën si ne komunikojmë. Sipas miliarderit Elon Musk, edhe postime që njihen si “tweets”, tashmë do të zëvendësohen me “postime x”. Tashmë, Musk e ka ndërruar fotografinë e tij të profilit duke vendosur logon e re, si dhe ka shtuar “X.com” në biografinë e llogarisë.
Ndër të tjera, Musk dëshiron dhe të krijojë atë që njihet si “super aplikacion”, i quajtur “X” dhe beson shumë se vizioni i tij përmban një lloj tjetër të rrjetit social. Po ashtu e ka ndërruar dhe emrin e biznesit në Korporata X e ka vënë në dukje se zëvendësimi “do të duhej të bëhej shumë kohë më parë”.