Një studim i ri nga Universiteti i Havait në Mānoa po sfidon një teori të vjetër mbi zhdukjen e zogjve endemikë në Hawaii, duke arritur në përfundimin se popullatat indigjene nuk janë shkaktare të humbjes së biodiversitetit. Hulumtimi, i botuar në revistën Ecosphere, thekson se zhdukjet lidhen kryesisht me ndryshimet klimatike, speciet pushtuese dhe ndryshimet në përdorimin e tokës, dhe jo me gjuetinë nga njerëzit e parë që u vendosën në ishuj.
Sipas studiuesve, një pjesë e madhe e specieve të analizuara ishin zhdukur para mbërritjes së polinezianëve, ndërsa pjesa tjetër lidhet me ndryshime të mëdha klimatike gjatë kalimit nga Pleistoceni në Holoceni, si dhe me futjen e specieve të huaja si minjtë dhe sëmundjet. Studiuesja Kauika Uinter thekson se narrativa e vjetër ka qenë e ndikuar nga paragjykime historike, të cilat shpesh kanë fajësuar në mënyrë automatike popullsitë indigjene për zhdukjen e specieve. Ndërkohë, studiuesja tjetër Melisa Prajs thotë se rikthimi i praktikave tradicionale të menaxhimit të natyrës mund të ndihmojë në rigjallërimin e ekosistemeve dhe mbrojtjen e specieve të rrezikuara në të ardhmen.
Sipas specialistëve të Ligue pour la Protection des Oiseaux, zogjtë nuk përplasen në dritare sepse duan të hyjnë në shtëpi apo të sulmojnë. Ata thjesht nuk e shohin pengesën. Xhami krijon dy iluzione të rrezikshme; reflekton qiellin, pemët apo shkurret, duke i bërë zogjtë të mendojnë se po fluturojnë drejt një strehe të sigurt, ose është transparent, duke dhënë përshtypjen e një korridori të hapur. Në dimër, ky rrezik rritet ndjeshëm. Temperaturat e ulëta rrisin nevojën për energji, ushqimi natyror pakësohet dhe zogjtë afrohen më shumë pranë banesave, aty ku gjejnë ushqyes, fruta apo pak mbrojtje nga era.