Një nga trendet më të pazakonta të bukurisë që po fiton popullaritet në mbarë botën ka rrënjë të lashta në Azi: konsumimi i “bird’s nest”, i njohur ndryshe si pështyma e zogjve swiftlet.
Ky superushqim, që prej shekujsh ka qenë pjesë e Mjekësisë Tradicionale Kineze, konsiderohet një tonik i fuqishëm për rinovimin e trupit dhe lëkurës.
Kur tretet në ujë të nxehtë, “bird’s nest” merr një teksturë xhelatinoze dhe përdoret për të përgatitur supa të ëmbla apo tonikë ushqyes.
Përfitimet e tij janë të shumta: përmirëson elasticitetin e lëkurës, zbut rrudhat dhe nxit rigjenerimin e qelizave falë faktorëve rritës epidermalë që përmban.
Shumë studime tregojnë se ky produkt është i pasur me proteina të tretshme dhe minerale thelbësore si kalciumi, magnezi dhe kaliumi. Ai besohet të ndihmojë jo vetëm në kujdesin estetik, por edhe në forcimin e sistemit imunitar, rikuperimin nga sëmundje kronike dhe përmirësimin e funksioneve të mushkërive.
Për shijen, përshkruhet si delikate dhe e butë, shpesh e shoqëruar me fruta ose ëmbëlsues natyralë si hurmat dhe frutat e pyllit.
Sot, “bird’s nest” shitet nga marka luksoze në forma të konservuara apo të gatshme për konsum, duke u kthyer në një produkt ekskluziv për ata që ndjekin trendet e fundit të wellness-it.
Edhe pse në fillim mund të tingëllojë i çuditshëm, ky eliksir natyral shihet nga shumë ekspertë si “kokteji i kolagjenit” që vjen nga shekuj përvoje dhe traditash – një sekret bukurie që po pushton tregun global.