Bota

“Çmendet” 18 vjeçari, sulmon me thikë 5 persona në një shkollë të mesme! Policia koreane e neutralizoi pas 12 minutash!

Një 18-vjeçar sulmoi me thikë 5 persona brenda një shkolle të mesme në qytetin Changju në Korenë e Jugut, duke plagosur rëndë 3 prej tyre dhe 2 të tjerë më lehtë.

“Policia u njoftua këtë mëngjes se një student goditi me thikë dikë brenda një klase”, tha policia në Provincën Chungbuk në një njoftim për shtyp.

Sulmi ndodhi rreth orës 8:36 të mëngjesit në qytetin Changju, rreth 110 kilometra në jug të kryeqytetit Seul.

LEXO EDHE:  Makina merr para turmën e njerëzve! 9 vdekur dhe disa të plagosur, pamjet nga vendngjarja në Kanada

3 persona u plagosën rëndë, përfshirë drejtorin e shkollës së mesme, i cili pësoi lëndime në pjesën e poshtme të barkut, ndërsa policia tha se 2 persona të tjerë u plagosën lehtë, përfshirë një grua, të cilës i riu u përpoq t’i merrte jetën.

I dyshuari, edhe ai i plagosur lehtë, u mor në paraburgim 12 minuta pasi u lajmërua policia për ngjarjen. Ai u përpoq të ikte duke vrapuar në një park, ku u hodh në një liqen, përpara se të arrestohej dhe të dërgohej në spital.

“Ne ende po përpiqemi të përcaktojmë detajet dhe motivin” e sulmit, tha një oficer policie për AFP. Rasti vjen muaj pasi një mësues vrau me thikë një vajzë 8-vjeçare në një shkollë fillore.

Koreja e Jugut në përgjithësi konsiderohet një vend shumë i sigurt, me një shkallë vrasjesh prej vetëm 1.3 për 100,000 banorë në vitin 2021, sipas statistikave zyrtare. Kjo është nën mesataren globale prej 6/100,000.