Aktualitet Rajoni

Plagoset një 17 vjeçar shqiptar në Greqi, u godit me thikë nga një bashkëkombas!

Sherr mes të rinjsh shqiptarë në Greqi, plagoset një 17 vjeçar, në zonën Vardas të Ilias, në vendin fqinj. I mituri u sulmua me thikë nga një 21-vjeçar. Siç raportohet, ai u dërgua në spital ku dhe iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses.

Pas ndërhyrjes, njoftohet se gjendja shëndetësore e të plagosurit paraqitet e qëndrueshme dhe duket se i riu nuk është më në rrezik për jetën. Lidhur me shkaqet e ngjarjes, paraprakisht mësohet se i mituri dhe i dyshuari janë takuar për të zgjidhur një çështje personale mbi disa mosmarrëveshje financiare mes tyre.

Në debat e sipër, 21-vjeçari nxori thikën që kishte me vete duke e goditur në pjesë të barkut 17-vjeçarin. Autori u arrestua menjëherë nga zyrtarët e Policisë së Vuprasisë.