Aktualitet

DASH: Korrupsioni i përhapur kudo

Korrupsioni është përhapur në të gjitha degët e qeverisjes në Shqipëri. Konstatimi u bë në raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2017 të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Gjithashtu, problem janë edhe “kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve, shkaktuar nga interesat financiare dhe politike”. Mosndëshkueshmëria mbetet sërish një problem serioz në raportin e përvitshëm për të drejtat e njeriut.