Showbiz

David Beckham nderohet me një çmim të veçantë nga revista “GQ”

Ish-futbollisti David Beckham është fytyra e kopertinës së radhës së revistës “GQ”.

Ai u shfaq më tërheqës se kurrë në një set fotografik të bërë në Itali. Beckham dukej në formë të shkëlqyer teksa ka pozuar për revistën e famshme.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “The GQ Man of the Year”, 50-vjeçari do të vlerësohet me titullin; “Mashkulli më frymëzues i 12 muajve të fundit”.