Giani de Biasi pranë Palermos. Ish trajneri i Shqipërisë është nga dy alternativat për t’i dhënë skuadrës një trajner të ri, pasi aventura e Bruno Tedinos te Palermo duket se është në orët e fundit, sidomos pas humbjes ndaj Venezias në shtëpi. Presidenti i siçilianëve, Maurizio Zamparini beson te De Biasi jo vetëm për këtë fund sezoni, por edhe për sezonin e ardhshëm, në rast ngjitjeje në Serinë A.