E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Pamela Shqezi. Ajo ka komentuar mbi banorët e “Big Brother VIP 4” dhe ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpi…
Jozi ka bërë një deklaratë ku është shprehur se ka qenë dëshmitar i një situate që ndodhi poshtë jorganit midis Rozana Radit dhe ish-banores Livia Brunga. Pas kësaj Livia ka publikuar një InstaStory ku duket e prekur dhe e shqetësuar nga komentet që kanë filluar të qarkullojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” duket kritikuar ashpër Jozin. Si e komenton ti këtë situatë?
Jozi për këto deklarata është i paparë. Nuk e di ku i shkon mendja. Edhe në ëndrrat e mia më të errëta… Të isha si Livia unë do qeshja. Ai do që të shkatërrojë Rozanën me çdo kusht. Dhe tani thotë që Rozana bën gjëra me Livian nën jorgan. Kush mund t’i thotë këto tjetër përveç Jozit?! Nëse do më thuash shpik çdo gjë, kjo nuk do të më kishte shkuar mendja kurrë.
Pse nuk ka bërë një ironi Livia?! Meqë Jozi ka fjetur me Loredanën bashkë, ajo mund t’i thoshte një gjë për Loredanën, që t’ia kthente. Kjo është gjëja më e bukur që kam dëgjuar. Jozi e ka çuar lojën komplet në tjetër nivel. Faleminderit që u riktheve Jozi! Si mund ta marrë Livia seriozisht?! Jozi është në planet tjetër, në planetin e vet të çudirave. Është i lezetshëm.
Kush mendon se del nga shtëpia?
Del Tiri, nuk ka çfarë të japë më. Rizarta është banore e re dhe mund të kemi dinamika.