Aktorja britanike Kate Beckinsale ka trazuar rrjetin me një deklaratë krejtësisht të pazakontë gjatë intervistës në Jimmy Kimmel Live. Teksa fliste për periudhën e vështirë që ka kaluar pas humbjes së të dy prindërve, Beckinsale u ndal tek një histori aq e çuditshme Sipas saj, i dashuri i vajzës 26-vjeçare, Lily Sheen, “ka bërë dy vezë natyralisht brenda pak ditësh” dhe aktorja këmbënguli se “veza kishte lëvozhgën dhe të verdhën”, duke e përshkruar të gjithë episodin si një “pikë të vetme drite” në një periudhë të errët për familjen.
Beckinsale tregoi se djali ishte trembur seriozisht nga ajo që mendonte se i kishte ndodhur, ndërsa ajo vetë e mori historinë me humor, aq më tepër kur vajza e saj i dërgoi foto të “vezës së dytë”. Kur Kimmel e pyeti nëse e besonte vërtet këtë histori, Beckinsale u përgjigj se e kishte marrë të mirëqenë “sepse djaloshi ishte vërtet i frikësuar”. Ajo madje tha se disa mjekë me të cilët kishte folur i kishin shpjeguar se me gjasë bëhej fjalë për një keqinterpretrim të plotë të situatës, duke e cilësuar si një “episod të ndërlikuar personal”, jo ndonjë fenomen biologjik.
Rikujtojmë, se aktorja e njohur paditi së fundmi producentët e filmit “Canary Black” sepse, sipas saj, e kanë ekspozuar ndaj kushteve të rrezikshme dhe të pasigurta gjatë xhirimeve në Zagreb dhe Rovinj, pavarësisht një dëmtimi të rëndë në gju që pësoi në xhirime. Filmi, të cilin ajo e xhiroi për Amazon, u shfaq premierë në tetor 2024 dhe gjithçka filloi në vitin 2022, kur Beckinsale pësoi një këputje të meniskut në gjurin e majtë në mes të xhirimeve.