Gossip Showbiz

Pete Davidson me probleme të shëndetit mendor?

Pete Davidson do të marrë pjesë në një episod special të “Saturday Night Live” në kuadër të festimeve për 50-vjetorin e shfaqjes, i cili do të transmetohet të dielën, më 16 shkurt, në NBC dhe Peacock.

Komediani 31-vjeçar nga Staten Island ka shprehur emocionet e tij para rikthimit në televizion, duke zbuluar se gjatë rishikimit të audicionit të tij për SNL në vitin 2014, ai shpërtheu në lot.

Davidson ka pranuar se profesioni që zgjodhi nuk ishte i duhuri për dikë me probleme të shëndetit mendor.

Në një intervistë për PageSix, ai ka folur hapur për shëndetin e tij mendor dhe diagnozën e çrregullimit të personalitetit kufitar dhe PTSD, duke theksuar se gjatë viteve të tij të para në SNL ndjehej i izoluar për shkak të moshës së re, pasi shumica e kolegëve të tij ishin shumë më të mëdhenj, të martuar dhe me fëmijë, ndërsa ai preferonte të luante video lojëra.

Pavarësisht se drama e tij personale shpesh ka ndikuar në karrierën, Davidson ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si media e ka trajtuar jetën e tij personale.

Ai ka theksuar se dëshironte që fokusi të ishte te puna e tij, jo te marrëdhëniet që kishte me femra të famshme si Kim Kardashian, Ariana Grande dhe Kate Beckinsale.

Pas një periudhe gjashtëmujore, gjatë të cilës ka qenë larg nga marrëdhëniet, drogat dhe rrjetet sociale, ai është përqendruar në shëndetin dhe karrierën e tij.

Me ndihmën e trajnerit të tij personal, Chris Howard, ai ka transformuar trupin dhe është i gatshëm për të realizuar një “tronditje” në Hollywood, duke u frymëzuar nga kalimi i Adam Sandler nga komedia në dramë.