Bota Botë e Çuditshme

Delfinët në Gjirin e Meksikës rezultojnë pozitivë ndaj kokainës!

Një numër delfinësh në Gjirin e Meksikës janë zbuluar se kanë rezultuar pozitivë ndaj kokainës. Një studim i ri ka zbuluar praninë e drogës dhe fentanilit në organizmat e kafshëve detare. Gjithashtu ka rezultuar se kafshët nuk i kanë gëlltitur nga goja, duke pirë ujë, por se droga absorbohet përmes lëkurës.

Janë testuar 89 delfinë dhe u konstatua se 30 prej tyre kishin barna ose ilaçe në trupin e tyre dhe 24 rezultuan pozitivë për qetësues kundër dhimbjeve, të cilat janë 100 herë më të forta se morfina. Një qetësues i quajtur meprobamate dhe relaksuesi i muskujve karisoprodol u gjetën gjithashtu në yndyrën e kafshëve të testuara. Detaje të tjera për përqendrimin e kokainës nuk janë bërë të ditura.

Ekspertja e gjitarëve Dara Orbach tha se farmaceutikët janë bërë mikrondotës seriozë me shqetësim në rritje globalisht. Prania e tyre është raportuar gjithashtu në ekosistemet e ujërave të ëmbla, lumenj dhe oqeane në shumë vende në mbarë botën. “Rezultatet e testit janë ato që unë do ta quaja flamur i kuq, ne jemi të shqetësuar dhe duhet të hetojmë më tej dhe të shohim se sa i madh është një problem në të vërtetë, nëse ky është vetëm rasti me delfinët në Gjirin e Meksikës apo nëse është në të vërtetë tashmë e zakonshme në ujërat në mbarë botën”-tha Husain Abdullah, profesor i kimisë në Universitetin e Teksasit.

Në korrik të këtij viti, shkencëtarët konfirmuan se peshkaqenët që jetonin në ujërat në brigjet e Brazilit gjithashtu rezultuan pozitivë ndaj kokainës. Ndërkaq, delfinët qeshin dhe këtë e konfirmon dhe shkenca. Qëllimi i kësaj sjelljeje është të krijojnë siguri tek njerëzit përreth që nuk kanë qëllime agresive e të komunikojnë dëshirën e tyre për të luajtur. Delfinët, nuk janë të vetmit në mbretërinë e kafshëve që shprehin gëzim me anë të buzëqeshjes, por edhe qentë e majmunët.