Shtatzania është një nga periudhat më të bukura të një vajze e të një çifti sigurisht. Aktorja e humorit shqiptar, Delinda Disha kishte zbuluar së fundmi se do të bëhej nënë për herë të dytë e dy binjakëve. Mirëpo, fati këtë herë nuk ka qenë në anën e Delindës, pasi vetëm pak më parë ajo ka ndarë lajmin e trishtë se ka humbur dy binjakët e saj dhe se ndihet shumë e rënduar psikologjikisht.
E edhe pse shumë e vështirë për të, aktorja arriti që të rikthehet në skenë duke treguar se një grua nuk e mposht dot asgjë dhe ka një forcë të brendshme për të vazhduar para. Jo vetëm kaq, por për t’ju dhënë forcë edhe grave të tjera që mund ta kenë kaluar këtë humbje kaq të madhe, Delinda e ka vënë në skenë këtë rol.
Sonte kisha shfaqjen, ndonëse e pamundur psikologjikisht po ia arrita të interpretoj Silvin. Një femër që do me patjetër të ngelë shtatzënë dhe pas shumë aborteve dhe tentativave për të ngelur në fund birëson një vajzë. Shumë faleminderit të gjithë për mesazhet, urimet, fjalët e ngrohta. Gjithë energjinë pozitive që mora do ja dal se kam një familje të mrekullueshme, miq të mirë dhe mbi të gjitha njerëz që më duan.
Ne shpresojmë që Delinda ta kalojë sa më lehtë këtë moment kaq të vështirë për një nënë!