Celebrities Magazine Showbiz

Demi Moore “harron” të shkuarën! Sfidat e vazhdueshme me pasiguritë dhe problemet e shëndetit?

Demi Moore, aktorja e njohur amerikane, ka arritur të pranojë bukurinë që vjen me kalimin e viteve dhe procesin natyror të plakjes. E njohur për rolin e saj në shumë filma, përfshirë të fundit horror “The Substance”, Moore ka reflektuar mbi kohën që ka kaluar duke u shqetësuar për pamjen e saj. Ajo ka pranuar se ka kaluar shumë vite duke kritikuar veten, duke menduar se disa aspekte të pamjes së saj nuk ishin sipas pritshmërive të saj apo të shijes së të tjerëve.

Në një intervistë të fundit, aktorja 62-vjeçare tha:

Nëse shoh pas, e shoh sa shumë kohë kam humbur gjatë 20-ave dhe 30-ave duke menduar se disa gjëra në pamjen time nuk ishin ashtu siç do të doja, ose ndoshta siç mund të duken për dikë tjetër.

Ky vetë-reflektim tregon se Moore ka kaluar përmes një procesi të rëndësishëm të vetëpranimit.

Pranimi i plakjes nuk është e vetmja betejë që Moore ka luftuar. Në një intervistë të mëparshme me ELLE, ajo rrëfeu se kishte pasur një periudhë të vështirë kur vuante nga një çrregullim i të ngrënit, i shkaktuar nga presionet e industrisë së filmit. Ajo përmendi se ishte nën trysninë e vazhdueshme të një producenti që e inkurajonte të humbte peshë, një situatë që e mundoi për vite me radhë.

Megjithatë, sot, Demi Moore ka mësuar të pranojë trupin dhe bukurinë e saj, pa u shqetësuar për standardet e pamjes që diktohen nga shoqëria dhe industria. Aktorja tani është më e qetë dhe më e kënaqur me veten, duke e shijuar jetën dhe karrierën e saj pa u ndikuar nga presionet e kaluar.