“Cannes Film Festival” ka prezantuar zyrtarisht jurinë e edicionit 2026, duke mbledhur disa nga figurat më të rëndësishme të industrisë së filmit në nivel global.
Në krye të panelit me nëntë anëtarë do të jetë regjisori i njohur koreano-jugor Park Chan-wook, i vlerësuar për stilin e tij unik dhe sukseset ndërkombëtare.
Mes emrave më të spikatur të jurisë janë edhe Demi Moore, regjisorja fituese e Oscar-it Chloé Zhao dhe aktori suedez Stellan Skarsgård.
Juria përfshin gjithashtu personalitete të tjera të rëndësishme si skenaristi Paul Laverty, aktori Isaac de Bankolé, regjisorja Laura Wandel, regjisori Diego Céspedes dhe producentja Ruth Negga.
Ky ekip do të ketë përgjegjësinë të vlerësojë 22 filmat në konkurrencën zyrtare dhe të ndajë çmimet kryesore, përfshirë Palmën e Artë, trofeun më prestigjioz të festivalit.
Edicioni i 79-të i “Cannes Film Festival” do të mbahet nga 12 deri më 23 maj 2026 dhe pritet të sjellë sërish në qendër të vëmendjes kinemanë botërore.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Palma e Artë shkoi për filmin “A Simple Accident” të regjisorit Jafar Panahi, ndërsa këtë vit pritet një tjetër garë e fortë që mund të përcaktojë trendet e ardhshme të industrisë së filmit.