Ditët e fundit po flitej gjithnjë e më shumë për një rikthim të Iscos në kombëtaren e Spanjës për Europianin e kësaj vere. Por, shanset e lojtarit të Betis për të qenë në Gjermani, morën së fundmi një goditje të fortë me fantazistin që ka pësuar një dëmtim në pulpë dhe do të mungojë në ndeshjen e LaLiga-s përballë Real Sociedad.
“Është e vështirë”, u shpreh shkurtimisht Isco për gazetarët e mbledhur në qendrën mjekësore, teksa ish-lojtari i Real Madrid kishte nevojë për ndihmën e patericave.
Tashmë, Isco është në një garë me kohën dhe për t’u rikthyer i gatshëm për trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente që pak ditë më parë u shpreh se po e mendonte grumbullimin e 32-vjeçarit për Euro 2024.
Francisco Román Alarcón Suárez ka lindur më 22 prill 1992.
Ai filloi karrierën e tij te Valencia CF, duke luajtur zakonisht skuadrën rezervë, përpara se të bashkohej me Málagën në vitin 2011. Performancat e tij në klubin andaluzian bënë që ai të fitonte çmimin Golden Boy një vit më vonë. Në qershor 2013, ai u transferua te Real Madrid për 30 milion €.
Isco ka përfaqsuar Spanjën në nivele të ndryshme moshash, dhe bëri debutimin e tij në vitin 2013.
Kujtojmë se Spanja bën pjesë në Grupin B të Euro 2024 së bashku me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë.