Dy shqiptarë ranë në pranga nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Londër, gjatë një hetimi mbi një grup kriminal, të dyshuar për kontrabandimin e njerëzve në Britani, përmes kamionëve. Dyshja Admir Canaj, dhe Astrit Ramoshi, u paraqitën para Magjistraturës të Westminster-it, ku u mbajtën në paraburgim në pritje të ekstradimit në Belgjikë. Ata akuzohen për ngritjen e një rrjeti për të transportuar emigrantë përmes kamionëve.