Rajoni

Deutsche Welle zbardh debatin Kurti-Vuçiç

Debati për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut u zhvillua me dyer të mbyllura, sipas parimit “Chatham Hause”, që nuk iu lejon pjesëmarrësve të japin detaje nga takimi. Por nga burime të Deutsche Welle mësohet se Kurti deklaroi se “Bota e ndihmoi Kosovën të çlirohet nga Serbia, tani të ndihmojë Serbinë të çlirohet nga Kosova”, që sipas tij “përbën ngarkesë për Beogradin”. Presidenti serb kundërshtoi. Ai tha se “Kosova ende është pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244”. “Kosovën ende nuk e ka njohur gjysma e shteteve anëtare të OKB-së e më shumë se gjysma e popullatës botërore”, – citohet të jetë shprehur Vuçiç.