Të ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ishin Shkëlzen Oruçi dhe Aldo Marku, dy ish-banorë të “Big Brother VIP 4”. Ata kanë komentuar më shumë mbi ngjarjet që ndodhën prime-in e kaluar në gjysmëfinale, si dhe si e parashikojnë ata finalen e madhe…
Si e patë veprimin e Jozit kur qëlloi me shpullë Gjestin?
Shkëlzeni: Ishte befasi, nuk e prisja. I kam shprehur që është i pabesë, por nuk besoja se do arrinte në këtë pikë. Ishte shumë gjakftohtë, sikur e kishte menduar mirë. Kur e pashë, më erdhi instiktivisht të futesha brenda. Shoh disa që thonë që mirë ia bëri, janë argumenta të dobët si shoqëri. U trondita.
Aldo: Jozin, ndër shumë gjëra të tjera, e ka karakterizuar durimi. I thoshte Gjestit që ia mban lojën dhe t’ia mbajë dhe Gjesti. I ka mbajtur të gjitha provokimet, ka qenë i qetë, ka buzëqeshur. Ka qenë gjithë akumulimi i trysnisë për finalen, e shikonte si jetë a vdekje. Duke parë që e humbi garën, mund të ketë akumuluar të gjithë çfarë ka ndodhur.
Shkëlzeni: Më shqetësoi shumë fakti që nuk reaguan të tjerët. Egli e ka parë në tokë dhe nuk e ka parë momentin, Rozana ka qenë tek krahu i tij. Të gjuash dikë në gjendje të lirë, ishte shumë e rëndë. Nuk ishte moment për të shtangur dhe mosreaguar. Më shqetësuese ishte dhe veprimi i Laertit, me duar në xhepa. Dukej sikur e kanë dashur.
Aldo: Mund të tregojë dhe frikë. Jozi është si armë e ftohtë, 1.95.
Shkëlzeni: I kam thënë Loredanës, që ‘ajo që ndodhi ishte fatkeqësi për Gjestin, por dhuratë nga Zoti për ty’. Jozi është shumë i dëmshëm për të.