Sport

Dhuna në Vlorë, Shoqata e Arbitrave kërkon ndëshkim maksimal për organizatorët

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë dënon dhunën në Stadiumin e Vlorës, pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, e vlefshme për Javën e 32-të të Kategorisë Superiore në Futboll.  Arbitri dhe zyrtarë të takimit, u goditën nga persona pranë Presidentit të Flamurtarit. Përmes një deklarate, Shoqata iu kërkon autoriteteve, ndëshkim maksimal për ideatorët dhe autorët e akteve të dhunës.