Një 35 vjeçar është dhunuar rëndë mbrëmjen e së sotme në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku Petrit Paloka është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se i plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
LEXO EDHE: E rëndë në Elbasan! 15-vjeçari ndërron jetë në spital pasi konsumoi fostoksinë…
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.
Sipas të dhënave të para, sherri ka nisur për ngacmimin e një vajze. Në deklaratën e parë ai ka thënë se nuk i ka njohur autorët dhe se është qëlluar me shkop bejzbolli duke marrë plagë të rënda.
I dhunuari nuk është person i skeduar dhe policia po heton për ndonjë konflik të fundit, por ndërkohë po shikohen edhe kamera sigurie të bizneseve për të parë lëvizjet e mundshme të autorë.
Kur është marrë në pyetje, 35 vjeçari ka pohuar se e njeh njërin prej autorëve.