Një 15-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi dyshohet se kishte konsumuar fostoksinë.
Sipas Policisë së Elbasanit, i mituri u paraqit fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas u transportua drejt QSUT-së, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetonte.
“Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është transferuar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se ai ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vlerësim”, njofton policia.
“Fostoksina” është Fosfinit të Aluminit (Aluminum Phosphide), një pesticid shumë i fortë që përdoret për të kontrolluar insektet dhe brejtësit në magazina drithi. Në treg shpesh njihet me emra si Fostoxin, Phostoxin, ose Alphos.
Kur tabletat e fostoksinës ekspozohen në ajër ose lagështi, ato çlirojnë gaz fosfinë (PH₃), i cili është shumë toksik, shumë i rrezikshëm për njerëzit dhe kafshët, efektiv për vrasjen e insekteve dhe brejtësve në hapësira të mbyllura.
Në shumicën e vendeve përdorimi i këtij pesticidi është i ndaluar rreptësisht për shkak të rrezikshmërisë së lartë.