Bota

Difekt në fluturim, avioni me 304 pasagjer bën ulje të detyruar

Një avion i kompanisë “Thai Airways” në fluturim nga Bangkok në Milano u detyrua të bëjë një ulje emergjence në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Shkak ka qenë një defekt i shkaktuar nga një pasagjer. Nuk jepen detaje të tjera për ngjarjen, por saktësohet se askush prej 304 udhëtarëve apo 19 anëtarëve të ekuipazhit nuk pësoi dëme.