Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Saide Buzi, e cila analizoi BBV5 dhe rrëfeu detaje nga aksidenti i tmerrshëm që bëri.
Më pëlqente si lojtar Kristi, e shihja fitues. Te Kristi më pëlqente se ishte i drejtpërdrejtë. Dinte të menaxhonte situatën. Ishte i fortë.
Tani më pëlqen Rogerti, e ka bërë lojën pak si të pisët në fillim, po përpiqet ta rregullojë tani. Edhe Miri mirë është, por nuk është se po luajnë shumë, nuk po sjellin diçka të tyre. Gruaja normalisht do ta mbrojë, por nuk kam parë Mirin të mbrojë gruan, edhe pse është përmendur shumë.
Të dy janë përfitues, por Selin ka fituar më shumë se Miri. Selin e ka parë që Miri e pëlqen, ai e ka një farë pëlqimi, vajzën nuk mund ta shikosh në atë lloj mënyre. Është shumë e zgjuar Selin, shumë e aftë në lojë. Selin është më dinake, kupton më shumë se Miri, Miri duket sikur po bie në preh, i shkon nga mbrapa, nuk po e bën lojën e vetë.