Sport

Disiplina pezullon lojtarin e Partizanit para derbit, dënime për Tiranën, Vllazninë dhe Elbasanin!

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka publikuar vendimet e ditës së sotme.

Bien në sy pezulltimet me gjobë për Vllazninë, Tiranën dhe Elbasanin. Në anën tjetër, Skander Tahri që luan dhe me ekipin e parë, është pezulluar me 4 ndeshje për sjellje josportive në sfidën e ekipit U-19.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës:

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

LEXO EDHE: Europiani U-21 në Shqipëri dhe Serbi, mësohen grupet kualifikuese! Kosova gjen Spanjën

Lojtari i FK Erzeni, Elvis Gjoni, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Egnatia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-21, kundër FC Dinamo City U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Zyrtari i FK Partizani U-19, Florian Ristani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Partizani U-19, Skander Tahri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Skënderbeu U-15, për mos përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe si pasojë duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-15, kundër FC Lushnja U-15, në bazë të neneve 8/1 dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Zyrtari i KF Skënderbeu U-15, Ligor Tiko, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Arbër Shytani, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Teuta Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kupës së Shqipërisë Femra, kunder KF Tirana Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-19, kunder FK Erzeni U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Zyrtari i FC Besa U-19, Ardit Guranjaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FC Besa U-19, Kledi Gjergji, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Arsid Gradeci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

FK Shënkolli U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-17, kundër FK Pogradeci U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.