Sport

Dita e Pavarësisë, UEFA uron Shqipërinë: Komb i apasionuar pas futbollit

UEFA përmes një postimi në “Facebook” ka uruar Shqipërinë për ditën e Pavarësisë. Në reagim UEFA shkruan së shqiptarët janë një komb i apasionuar pas futbollit.

Më tej rikujtoi se në 2027 Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Evropianin për U21. Sipas tyre Shqipëria do të shkëlqejë në skenën evropiane. Bashkëngjitur, UEFA ka ndarë foto të tifozëve dhe kombëtares shqiptare.

“Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri! Një komb i apasionuar pas futbollit, ju sollët një #U17EURO 2025 të paharrueshëm.

Tani që po përgatitet  për #U21EURO 2027 me Serbinë, Shqipëria është gati të shkëlqejë përsëri në skenën evropiane”, shkruan UEFA.