Rajoni

Marta Kos uron Kurtin për fitore, thirrje për kompromis politik në Kosovë!

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, uroi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një postim në platformën X, shkroi:

Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë dhe me rëndësi për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit!

Kos ka theksuar se për Kosovën, që të përparojë në rrugën drejt BE-së, forcat politike duhet të bashkohen e të arrijnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional.

Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional.

Gjithashtu shprehu gatishmërinë për të vizituar Kosovën në të ardhmen e afërt, me qëllim intensifikimin e punës rreth integrimit evropian dhe Planit të Rritjes.

Me padurim pres të kthehem në Kosovë, sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për vazhdimin e punës rreth financimit të Planit të Rritjes.