Top Albania Radio dhe muzika elektronike kanë qënë gjithmonë dy shina paralele që kanë rritur breza më tingujt dhe energjinë e pakrahasueshme që zhanret e ndryshme të tingëllimit elektronik sjellin. Dj Benito sjell çdo të premte tashmë Live, në Top Albania Radio në orën 21:00, “Drunk in the Coffee Shop”. I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Benito ka folur më shumë për këtë emision, si vijnë remix-et e tij, dhe si nisi ky pasion për muzikën…
Si ka lindur gjithë ky pasion?
Ka qenë si pasion në fillim, qejfi për muzikën, dëgjonim muzikën. Mbaj mend në fillimet e mia nga kurioziteti dhe dëshira që kishim për të play-uar, e bënim dhe falas, vetëm që të luanim muzikë. Më pas u bë si punë. Ia uroj gjithëkujt që pasioni t’i kthehet në punë.
Si e mësove këtë profesion?
Nuk e di nëse do ta quaja rastësi, por këtu pranë nesh ka qenë një club dikur dhe atje fillova dike luajtur. Nuk kanë qenë këto miksera, atëherë kanë qenë me tre butona, jo me 1000. Ka qenë me e thjeshtë. Tani teknologjia ka përparuar.
Ti ke qenë pjesë e shumë festave, çfarë të kanë mësuar këto vite?
Përveç eksperiencës, më kanë mësuar se si të përshtatem me publikun për t’i sjellë tek ajo që unë dua. Vitet ta bëjnë këtë gjë, që të dish se çfarë pëlqejnë ata.
Çfarë pëlqejnë më shumë shqiptarët?
Së fundmi ka ndryshuar pak. Muzika elektronike ka hyrë më shumë.
Si nisi “Drunk in the Coffee Shop” në Top Albania Radio?
Ky program nisi me festat e fundvitit, merrja disa remix-e që ishin ‘unreleased’. Unë i punoj këngët në studio dhe i sjell ato në një mënyrë që unë mendoj se njerëzit do ta pëlqejnë. Si shkak i kësaj, kisha bërë shumë materiale që nuk i kisha nxjerrë ende, u pëlqye nga stafi i TAR, i aprovuam dhe kështu erdhi emisioni i parë që ishte një sukses.