Çdo të dielë, në orën 20:00 bëhuni gati për muzikën më të mirë, me programin muzikor “Selected By” vetëm në Top Albania Radio.
Ndryshe nga çdo herë tjetër, këtë herë do të dëgjoni ritmet e muzikës së përzgjedhur nga Dj i njohur italian, prej 20 vitesh luan një rol të rëndësishëm në jetën e natës në Salento dhe Italinë e jugut, Dj Patisso.
Rrugëtimi i tij me muzikën apo dashuria e tij për të, ka nisur që në moshën 11 vjeçare. Hapat e tij të parë kanë qenë në një radio të vogël, ku aty ai mësoi çdo gjë rreth botës së muzikës.
Dj Patisso, emri i tij është Salvatore Patisso, u bë pjesë e radios më në zë në Itali, nga ku lindi dhe pasioni për tu bërë Dj.
Ai ka kryer bashkëpunime të shumta me Dj ndërkombëtarë si; Bob Sinclar, Martin Solveig, Disco Purple Machine, Sonny Fodera, Jamie Lewis dhe shumë të tjerë.
Patisso, është një i dashuruar pas muzikës ‘House’ dhe ‘Techno’, pasi prezantojnë më së miri mendimet e tij rreth muzikës.
Për të gjithë ju që përqafoni rrymën ‘House’ & ‘Techno’, këto janë disa nga këngët e përzgjedhura të Dj Patisso-s për një mbrëmje sa më të bukur!
1. Mike Newman, Antoine Cortez – Many Times (Original Mix)
2. Sandy B – Ain’t No Need To Hide (Sam Divine Extended Mix)
3. 5prite – Feel The Rhythm
4. NightFunk – On The Low feat. RAEJMQ
5. DJ Marlon & KO-BE – Open Your Love (Extended Mix)
6. Vlada Asanin, Alex Denne – La La La
7. Kelis – Milkshake(OMEM Remix)
8. André Sheridan – I Want You
9. Julian Kid – Wanna Be
10. Gruuve – Blondie&D
Për më shumë muzikë të mirë, ndiqni maratonën dy orëshe të “Selected By”!