Përveç se shijimit të rrezeve të diellit dhe frutave të stinës, energjia e verës është e paimagjinueshme kur bëhet bashkë edhe me muzikën e mirë. E kush më mirë se DeeJay-t e Top Albania Radio mund të përzgjedhin këto këngë, të cilat janë të dedikuara 100% për ju?! “Summer Hits” është titulluar lista e përgjithshme e këtij viti, e ndarë në 8 të tilla, ku secili DeeJay na sugjeron këngët më ritmike që do t’ju shoqërojnë gjatë sezonit të verës…
1.
Dori Dj’s Summer Mix
Ai është një ndër Dj-të më të njohur të jetës së natës si dhe ka miksuar krah Dj-it me famë botërore, Tiesto në “Havana Sun Festival”, bëhet fjalë për Dori Dj. Karriera e tij ka nisur në “Top Albania Radio” dhe kurrë nuk është larguar prej saj, por qëndron duke seleksionuar me shumë kujdes muzikën dhe menaxhuar programet e TAR. Përzgjedhjen e tij muzikore e dëgjojmë të dielave në dorën 20:00 në “Selected By”. Jo vetëm kaq, por përzgjedhjen e Dorit mund ta ndjekim çdo ditë në “House Nation”. Mesdita e shndërrron Top Albania Radion në një klub të vërtetë ku e ftuar janë të gjithë që arrijnë radion në valët e saj tokësore, digjitale apo online. E tani, Dori Dj na njeh me disa nga hitet më të mira që do të na shoqërojnë këtë sezon veror.
2.
Dj Vini’s Summer Mix
Dj Vini është një nga Dj rezidentë të Top Albania Radio-s, ndër ata që kanë më shumë vite që punojnë në familjen e madhe të kësaj radio dhe ndër ata që punën e bën me shumë pasion. Përzgjedhjen e tij muzikore së bashku me prezantimin dhe informacionet shoqëruese e dëgjoni në radhën e tij në “Selected by” të dielën në orën 20:00-22:00. Dj Vini është dhe autor i një dokumentari realizuar për fillimet e Top Albania Radios, të cilin e gjeni në kanalin e Top Albania Radios në YouTube. Jo vetëm kaq, tashmë Vini është dhe regjisori i “Wake Up”. Tashmë është koha të dëgjojmë disa nga hitet më të mira të sezonit që do të na shoqërojnë gjatë kësaj periudhe. E kush më mirë se Dj Vini mund të na njihte me përzgjedhjen më të mirë muzikore për të na shoqëruar në sezonin e verës…
3.
Dj XXL’s Summer Mix
Dj XXL ka shumë vite që është pjesë e botës së muzikës dhe gjithashtu një ndër Dj resident të radios shumë të dashur për të gjithë dëgjuesit, Top Albania Radio. Padyshim që me XXL jeni njohur gjatë të dielave në “Selected By” me muzikën më të mirë të përzgjedhur prej tij, por ai gjithashtu na shoqëron çdo ditë në “Një Këngë Për Ty”. Dj XXL këtë herë vjen me një tjetër përzgjedhje të tijën. XXL do të na njohë në këtë playlist me 20 këngët më të mira që do t’i dëgjojmë gjatë gjithë verës. Zbulojini ato…
4.
Dj SAIX’s Summer Mix
SAIX, një nga shtyllat e postproduksionit në Top Albania Radio, DJ dhe Producer. Me fillesat e tij në radiot lokale në vendlindjen Gjirokastër, Saimir Mevlani, njohur ndryshe si SAIX, i është bashkuar stafit të Top Albania Radio-s prej vitit 2012. Dj SAIX e keni dëgjuar prej kohësh tashmë në emisionin e tij në Top Albania Radio, “Top Albania Classics” çdo të shtunë me muzikën e tij të përzgjedhur të rrymës house dhe deep house. Zbuloni këngët e zgjedhura për ju në këto ditë të nxehta nga Dj SAIX…
5.
Danko Dj’s Summer Mix
Sezoni i verës erdhi dhe të gjithë ne kemi nevojë për energji dhe ritme të mira e sigurisht këtë na e garanton playlist-a e Danko Dj. Ai është një djalosh i ri që e nisi karrierën e tij krejt rastësisht duke zbuluar më tej pasionin e tij për muzikën dhe talentin për të miksuar në mënyrën më të bukur. Ju mund të dëgjoni dhe mix-et e tij në “Selected By” e jo vetëm. Krahas punës në Top Albania Radio, Danko është dhe një nga Dj më të kërkuar dhe të preferuar të jetës së natës. Dëgjoni sugjerimet e Dankos për të shoqëruar këto ditë të nxehta e për t’u ndjerë sa më mirë…
6.
Dj Wizii’s Summer Mix
Ergys Daci apo siç njihet ndryshe si Wizii Dj, është një ndër Dj më të ri e të talentuar në kryeqytet. Që prej vitit 2015 ai është aktiv duke performuar në klubet më të frekuentuara të Tiranës. Eksperiencën e tij në radio e ka nisur në 2016-ën ndërkohë që pjesë e TAR është bërë një vit më vonë. Fokusi i tij kryesor janë rrymat “Dance”, “Pop”, R&B”, “House” dhe “EDM”. Si gjithmonë Dj Wizii sjell një frymë tjetër, një freski ndryshe. Zbuloni cilat janë sipas tij 20 këngët më të mira që do t’ju shoqërojnë gjatë sezonit të verës…
7.
Dj Ankloe’s Summer Mix
Dj jonë i vetëm femër, Dj Ankloe. Kujtojmë se dashuria e saj për muzikën ka filluar në një moshë fare të vogël. Ajo ka filluar të bëhet tepër e njohur gjatë jetës së natës në Tiranë, përpos suksesit të saj në radion më të dëgjuar e të dashur kudo. Pasioni i madh që ajo për profesionin e DJ dhe muzikën në tërësi e ka bërë një DJ autodidakte nisur nga miksimet më të vogla në përpunimin e këngëve të ndryshme. Ankloe na ka sugjeruar 20 këngët më të mira sipas saj, që mund t’i dëgjoni nga mëngjesi e deri në darkë këto ditë të nxehta vera që kemi përpara…
8.
Dj Keddos – Summer Mix
Skerdi Resulaj, ose i njohur ndryshe si DJ Keddos, ka një përvojë 6-vjeçare në industrinë e muzikës. DJ Keddos ka pasur mundësinë të performojë në disa nga clubet më të njohura të Tiranës dhe në shumë vende të tjera në Shqipëri, si dhe të marrë pjesë në dy koncerte të mëdha në Tiranë, ku ka ndarë skenën me artistë të njohur. Që prej fillimit të 2025, Dj Keddos është pjesë e Top Albania Radio, duke shoqëruar mbrëmjet me tingujt e muzikës më të mirë përzgjedhur prej tij. Në këtë playlist mund të gjeni hitet që do të dëgjoni gjatë gjithë verës pa u mërzitur asnjë sekond.