Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, konfirmoi se ndeshja e djeshme ndaj Holandës e cila përfundoi me rezultatin 0-3 në favor të Holandës ishte ndeshja e tij e fundit. Kjo ndeshje e Pandev do të ishte e fundit me përfaqësuesen dhe me shumë mundësi, edhe e fundit në karrierën e tij si futbollist profesionist.
38-vjeçari tha se:
Kontrata ime me Genoa ka përfunduar. Nuk kam në plan të vazhdoj futbollin profesionist. Sa i përket kombëtares, tërhiqem 100%. Ky është kulmi i karrierës sime, e plotësova ëndrrën për të luajtur një turne të madh.
Sulmuesi, i cili është pjesë e Genoa në Seria A, është surprizuar nga Holanda. Në fillim të duelit me “Tulipanët”, 38-vjeçari ka marrë një dhuratë që e ka emocionuar. Holandezët i kanë dhënë Pandev fanellën e tyre, më numrin e veçantë 122, që përkon me numrin e ndeshjeve që ai ka luajtur me Maqedoninë e Veriut.
Respect.
1⃣2⃣2⃣👕 The Netherlands pay tribute to Goran Pandev before his 122nd and final international appearance.#EURO2020 pic.twitter.com/b0RYySRklo
— UEFA EURO (@UEFAEURO) June 21, 2021
Ndërkaq, Maqedonia e Veriut i ka humbur të treja ndeshjet në Evropian (3-1 ndaj Austrisë, 2-2 ndaj Ukrainës, 0-3 ndaj Holandës) dhe nuk ka shpresa për kualifikim, por do të luftojë për të marrë pikët e para në histori në një fazë grupesh.
Goran Pandev ka luajtur plot 121 ndeshje me përfaqësuesen e tij dhe ka qenë pjesë e ekipeve më në zë italiane, si Inter, Lazio dhe Napoli, duke fituar një Champions League dhe një titull kampion me ngjyrat zikaltër.
Rikujtojmë, se Europiani 2020 vijon sot me dy sfida të Grupit D. Në orën 21:00 nisin përballjet Çeki-Angli dhe Kroaci-Skoci. Ende pa luajtur, në këtë grup e kanë prerë biletën Çekia e Anglia që kanë nga 4 pikë ndërsa Kroacia e Skocia, nga 1. Ndërkaq, ka shkuar në 11 numri i ekipeve të kualifikuara për në fazën tjetër.